Sot gjatë mëngjesit është raportuar për një sulm me bombë në qytetin e Mariupolit, ku në mesin e viktimave ka edhe fëmijë. Me këtë rast ka reaguar edhe kryetari i qytetit Mariupol, i cili përmes një video e ka spjeguar tmerrin e ndodhur gjatë ditës së sotme, transmeton Bota sot.
Kryetari i bashkisë së Mariupolit përmes një video e përshkruan "tmerrin" pasi një bombë ruse goditi Teatrin e Dramës së qytetit, për të cilin autoritetet thanë se kishte strehuar mbi 1000 njerëz - përfshirë fëmijë.
"Në fund e vetmja fjalë për të përshkruar atë që ka ndodhur sot është gjenocidi”.