Tani kemi disa detaje më shumë për lajmet se Britania e Madhe do të vendosë sistemin e saj raketor anti-ajror Saber në Poloninë aleate të NATO-s, së bashku me 100 trupa.
Trupat do të dërgohen në një dislokim të shkurtër prej tre deri në gjashtë muaj, përcjell "Bota sot".
Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes tha se sistemi raketor Sabre po dërgohej për të mbrojtur hapësirën ajrore polake dhe ishte thjesht për qëllime mbrojtëse.
Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania kanë dërguar tashmë sisteme të mbrojtjes ajrore në krahun lindor të NATO-s.
Korrespondenti i mbrojtjes i BBC-së, Jonathan Beale, tha se ishte pjesë e një qëndrimi të shtuar ushtarak për të mbrojtur aleatët pas pushtimit rus të Ukrainës.