Shok në shtabin ushtarak rus: Putini arreston gjeneralin Roman Gavrilov

Evropë

Shok në shtabin ushtarak rus: Putini arreston gjeneralin Roman Gavrilov

Nga: I. Morina Më: 17 mars 2022 Në ora: 14:48
Pamje shokuese të bombardimeve ruse në Ukrainë

Humbjet e mëdha ruse në Ukrainë po i japin zhvillime dramatike Rusisë. Presidenti i saj, diktatori Vladimir Putin ka filluar t’i kërkojë llogari ushtarakëve të tij, t’i arrestojë gjeneralët, për humbjet e tmerrshme në Ukrainë, në ushtarë, armatim, logjistikë, teknikë, rënie morali, dezertime, dorëzim...

Putini, që deshi ta pushtonte me një sulm të rrufeshëm Ukrainën, në 2-3 ditët e para, tani më po dështon, të pushtojë edhe nyje kryesore strategjike portuale. Ushtria e tij është ngujuar në pushtimin e Mariupolit, të cilin si duket ka vendosur ta shkatërrojë në tërësi. Sipas një raportimi dyshohet se numri i viktimave mund të ketë shkuar në dhjetëra mijëra, të ndodhur nën bombardime, të izoluar, të mbetur pa ushqime e pa ujë, rrezikojnë të vdesin edhe pa u goditur nga bombat.

Njëri nga të arrestuarit në hierarkinë e lartë të Rusisë, është ai i gjeneralit Roman Gavrilov.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se është arrestuar gjenerali Gavrilov, shef i Rosgvardia, një njësi e ushtrisë së brendshme të RU-së që ka pasur humbje të jashtëzakonshme në Ukrainë. Ai është arrestuar nga Shërbimi Ushtarak Rus, FSB. Gjenerali Gavrilov kishte punuar më parë edhe në FSO, shërbimin e sigurisë së Putinit.

Image
Gjenerali rus i arrestuar Roman Gavrilov

“Arsyeja e ndalimit është e paqartë: sipas një burimi ai u arrestua nga departamenti i kundërzbulimit ushtarak të FSB-së për "rrjedhje të informacioneve ushtarake që çuan në humbje jete", ndërsa dy të tjerë thonë se ishte "shpërdorim i karburantit", shkruan në tviter gazetari Christo Grozev, drejtor ekzekutiv i Bellingcat, fitues i çmimit Emmy & Nannen për gazetarinë hulumtuese 2021, Çmimi Evropian për Gazetarinë Hulumtuese dhe Çmimi i Klubit të Shtypit në Londër 2019.

Edhe sipas disa mediave, ai është akuzuar për: shpërdorim të karburantit ose për rrjedhje të informacionit.

Rusia ka pësuar humbje të mëdha në Ukrainë, si në njerëz, si në armatim dhe logjistikë.

Sipas raportit paraprak të Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës këto janë humbjet ruse:


“Personel njerëzor rreth 14.000 veta,

tanke 444,

makineri të blinduara luftarake / APV ‒ 1435

sisteme artilerie 201

RSZV / MLRS - 72,

PPO / Sistemet e luftës anti-ajrore - 43,

avionë / avionë - 86,

helikopterë 108,

pajisje / automjete për makina - 864,

anije / varka / prerëse - 3 copë,

rezervuar me PMM / rezervuar karburanti - 60.

Niveli operativo-taktik UAV 11.

Pajisje speciale 10”, thuhet në raportin e Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat