Më 6 mars, Serhiy Perebyinis e humbi tërë familjen e tij – bashkëshortja dhe dy fëmijët e tij u vranë teksa po përpiqeshin të largoheshin nga periferia e Kievit.
Vdekja e tyre, si pasojë e goditjes nga një predhë ruse, u dokumentua nga gazetarët në vendin e ngjarjes, ndërsa pamjet e trupave të tyre të pajetë u shpërndanë dhe u shikuan në mbarë botën. Perebyinis ka biseduar me Current Time, projekt i Radios Evropa e Lirë, për tragjedinë.
PARALAJMËRIM: Kjo video ka pamje shqetësuese.