Detajet/ Kryetari i rrëmbyer i Melitopolit u këmbye me nëntë rusë

Evropë

Detajet/ Kryetari i rrëmbyer i Melitopolit u këmbye me nëntë rusë

Më: 17 mars 2022 Në ora: 16:37
Pamje nga lufta në Ukrainë

Është liruar Ivan Fedorov, kryebashkiaku i qytetit ukrainas Melitopol, për të cilin u raportuar se u rrëmbye javën e kaluar.

Fedorov, 33 vjeç, u lirua të mërkurën në këmbim të nëntë rekrutëve rusë të kapur.

Kështu tha një zëdhënës i zyrës presidenciale të Ukrainës.

Fedorov u tha se ishte rrëmbyer të premten e kaluar nga persona të panjohur në qytetin jugor Melitopol, me një popullsi prej gati 150,000 banorësh, i cili është pushtuar nga trupat ruse.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat