Ushtria ukrainase po vazhdon të fitojë beteja të ashpra ndaj pushtuesit rus.
Në rajonin e Zakarpattya, luftëtarët e brigadës së veçantë të 128-të të këmbësorisë malore, kanë bërë që rusët të ikin nga përleshja luftarake.
Rusët kanë lënë armët e tyre, të cilat sipas ushtrisë ukrainase, janë të gatshme për detyra luftarake, përcjell Bota sot.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/March/17/auto_276173362_274364481543304_2577459790558506529_n1647535351.jpg)
"Gjatë përleshjes luftarake, okupatorët rusë ikën në mënyrë të turpshme nga luftëtarët e brigadës së veçantë të 128-të të këmbësorisë malore Zakarpattya, duke hedhur armë dhe pajisje.
Mbrojtësit tanë kanë kapur trofetë - BMP-1 dhe tërhoqën armë antitank MT-12 "rapira".
Gjithçka është e paprekur dhe e përshtatshme për detyra luftarake. Tani e tutje ata do të godasin ish-pronarët", ka njoftuar në Facebook Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës./Botasot