Arrestohet ish kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov

Evropë

Arrestohet ish kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov

Më: 17 mars 2022 Në ora: 20:55
Boyko Borisov

Ish-kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov u arrestua gjatë një operacioni policor në Bullgari

Borisov është arrestuar gjatë një operacioni special të policisë bullgare për shkak të keqpërdorimit të fondeve të BE-së.

Bashkë me të janë arrestuar edhe ish-ministri i Financave, Vladislav Goranov, ish-kryetarja e komisionit për buxhet Menda Stojanova dhe ish-shefja e shërbimit informativ të qeverisë, Sevdalina Arnaudova.

Partia Qytetarët për Zhvillim Evropian të Bullgarisë, kryetar i së cilës është Borisov, mohon se ai është arrestuar, por ka konfirmuar se shtëpia e tij është kontrolluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat