Rreth 30 qytetarë turq janë ende të strehuar në një xhami në Mariupol dhe 50 kanë arritur të largohen nga qyteti që është përballur me bombardime të rënda ruse për ditë të tëra.
Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet turke.
“Tridhjetë turq mbeten në xhami, 50 janë larguar”, tha për AFP-në Ismail Hacioglu, një përfaqësues i xhamisë në Mariupol.
Ai tha se nuk kanë informacion për 70 shtetas të tjerë të Turqisë që jetojnë në Mariupol.