Një i vrarë, katër të plagosur nga një raketë që goditi banesat në Kiev

Evropë

Një i vrarë, katër të plagosur nga një raketë që goditi banesat në Kiev

Nga: H.O. Më: 18 mars 2022 Në ora: 09:18
Ukrainë

Një person është vrarë dhe katër janë plagosur pasi mbetjet nga një raketë e rrëzuar ruse ranë në një ndërtesë banimi në një pjesë veriore të Kievit, thonë shërbimet e urgjencës, transmeton Bota sot.

Shërbimet thonë se 12 persona u shpëtuan dhe 98 u evakuuan nga ndërtesa pesëkatëshe në lagjen Podilskyi.

Fotot e shpërndara nga shërbimet e urgjencës tregojnë zjarrfikësit që po luftojnë për të kontrolluar një flakë, mes ndërtesave të dëmtuara rëndë, automjeteve të djegura dhe një krateri të madh.

Përpjekjet e shpëtimit janë duke vazhduar, thonë ata./Bota sot

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat