Pamjet e mediave sociale tregojnë qendrën tregtare PortCity në Mariupol, e cila tani është plotësisht e panjohur.
Rrënojat janë shpërndarë nëpër zonë dhe dritaret janë thyer, shkruan Sky news, përcjell “Bota sot”.
Sky News e ka lokalizuar dhe verifikuar në mënyrë të pavarur këtë video.
Mariupol. Shopping center "PortCity". Everything that the “Russian world” gets to turns into ruins. pic.twitter.com/lUS7z9FZ80
— الحرب العالمية الثالثة (@Kald409116311) March 18, 2022
Mariupol është zona më e goditur në Ukrainë, duke u përballur pothuajse me granatime të vazhdueshme.
Autoritetet ukrainase thonë se rreth 90% e ndërtesave janë dëmtuar ose shkatërruar.