Në një bisedë të enjten me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, presidenti rus Vladimir Putin thuhet se përshkroi kushtet që duhet të plotësohen në mënyrë që ai të përfundojë pushtimin e tij në Ukrainë, përcjell "Bota sot".
Sipas një raporti të BBC-së, një zyrtar turk që dëgjoi thirrjen midis dy liderëve tha se Putin do t'i jepte fund pushtimit të tij nëse plotësohen disa kushte, duke përfshirë një premtim se Ukraina do të mbetet neutrale dhe nuk do të anëtarësohet në NATO.
Kujtojmë se, një nga komandantët kryesorë të trupave të Putinit është vrarë në vijën e frontit në Ukrainë, ndërsa luftëtarët elitë të Rusisë po përballen me një masakër në fushën e betejës.
Bashkë me të u vra zëvendësi i tij, major Sergei Krylov, thuhet në një raport.