Presidenti kinez Xi Jinping i tha homologut të tij amerikan Joe Biden se konfliktet dhe konfrontimet si ngjarjet që ndodhin në Ukrainë nuk janë në interesin e askujt, sipas mediave shtetërore kineze, shkruan The Guardian, transmeton Bota sot.
Marrëdhëniet shtet-shtet nuk mund të përparojnë në fazën e konfrontimit dhe konfliktet dhe konfrontimet nuk janë në interes të askujt, i tha Xi Biden-it në një video-telefonatë.
“Kriza në Ukrainë është diçka që ne nuk duam ta shohim”, tha Xi.
Xi tha se Kina dhe Shtetet e Bashkuara duhet t'i udhëheqin marrëdhëniet dypalëshe në rrugën e duhur dhe të dyja palët gjithashtu duhet të mbajnë përgjegjësitë e duhura ndërkombëtare dhe të bëjnë përpjekje për paqen botërore.