Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka thënë se vendi i tij është gati të rindërtojë maternitetin e bombarduar në qytetin ukrainas të Mariupol.
Ai shkroi në Twitter: “Greqia është gati të rindërtojë maternitetin në Mariupol, qendra e minoritetit grek në Ukrainë, një qytet i dashur për zemrat tona dhe simbol i barbarisë së luftës”.
Greece is ready to rebuild the maternity hospital in Mariupol, the center of the Greek minority in Ukraine, a city dear to our hearts and symbol of the barbarity of the war.
— Prime Minister GR (@PrimeministerGR) March 18, 2022
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy dënoi sulmin rus në spitalin e fëmijëve si dëshmi e "gjenocidit".
“Një spital për fëmijë, një maternitet. Si e kërcënuan Federatën Ruse? Çfarë është ky shtet, Federata Ruse, që ka frikë nga spitalet, maternitetet dhe po i shkatërron ato?”. tha Zelenskiy në Telegram.