Zelensky paralajmëron anëtarësimin e Ukrainës në BE

Evropë

Zelensky paralajmëron anëtarësimin e Ukrainës në BE

Nga: A.M. Më: 18 mars 2022 Në ora: 16:57
Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas Zelensky tha se ka folur me shefen e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen dhe ai pret përparim të shpejtë në aplikimin e Ukrainës për anëtarësim të shpejtë në BE.

Zelensky deklaroi se von der Leyen "premtoi se do të bënte gjithçka që ishte e mundur për të shpejtuar anëtarësimin e Ukrainës në BE".

"Ne do të bëhemi një anëtar i plotë i BE-së," thotë ai.

"Proceset burokratike që normalisht zgjasin vite do të përshpejtohen dhe do të shkurtohen me muaj dhe javë."

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat