Ushtria ukrainase shkatërruan një sërë automjetesh luftarake të ushtrisë ruse në Sumy të Ukrainës.
“Forcat tona të mbrojtjes shkatërruan një kolonë automjetesh armike pranë Trostianets, rajoni Sumy. Mirësevini në Ferr!”, thuhet në postimin e njërës nga Brigadat e ushtrisë ukrainase, raporton Ukrinform.
Siç është raportuar, gjenerali i brigadës Oleksandr Hruzevych, Shefi i Shtabit të Komandës së Forcave Tokësore të Forcave të Armatosura të Ukrainës, bëri të ditur të premten se forcat ukrainase po bënin gjithçka që ishte e mundur për të parandaluar që forcat ruse t’i afrohen Kievit.