Persona me ndikim në botë tash e disa ditë kanë filluar një aksion për të ndihmuar popullin e Ukrainës. Përderisa një pjesë e madhe e tyre po e shfrytzojnë Twtterin, ka prej atyre që edhe fizikisht po kontribojnë në ndihmë të refugjatëve nga Ukraina.
Ish kryeministri britanik, David Cameron, sot ka shkruar në Twitter se është nisur për në Poloni për të dorëzuar mallra për popullin e Ukrainës në kufi me Ukrainën.
Ai ka shkruar se ky është një rrugëtim i gjatë dhe se do të informoj me përditësime sa i përket rrugëtimit për në Poloni.
"Aktualisht jam duke vozitur për në Poloni me dy kolegë të Chippy Larder për të bërë dorëzimin tonë në Kryqin e Kuq. Do të jetë një udhëtim i gjatë, por unë do t'ju mbaj të përditësuar gjatë rrugës", ka shkruar Cameron.
I'm currently driving to Poland with two Chippy Larder colleagues to make our delivery to the Red Cross. It’s going to be a long drive, but I’ll keep you updated along the way. #StandWithUkraine️ pic.twitter.com/T0ORCT4Eek
— David Cameron (@David_Cameron) March 18, 2022