Forcat ruse kanë lëshuar "më shumë se 1080 raketa" që nga fillimi i pushtimit të tyre në Ukrainë, tha të premten një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane, shkruan CNN, transmeton Bota sot.
Raportet për sulmet me raketa në pjesën perëndimore të Ukrainës "në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar Lviv duket të jenë të sakta", tha zyrtari.
Zyrtari nuk kishte informacion shtesë se nga ishin origjina e sulmeve me raketa në pjesën perëndimore të Ukrainës dhe sa dëme shkaktuan ato në këtë moment.
Hapësira ajrore mbi Ukrainën “mbetet e kontestuar”, shtoi zyrtari.