Ata u mblodhën pa dëshirën e tyre, raportet tregojnë se i detyroi Putin

Evropë

Ata u mblodhën pa dëshirën e tyre, raportet tregojnë se i detyroi Putin

Nga: V.N Më: 18 mars 2022 Në ora: 20:52
Foto e aktivitetit në Krime

Raportet po dalin se turma që ndëgjoi fjalimin e Vladimir Putin në Moskë më herët sot mund të mos ketë qenë atje plotësisht vullnetarisht, shkruan The Guardian, transmeton Bota sot.

Pamjet e televizionit rus treguan një turmë të zhurmshme në stadiumin Luzhniki, të pranishmit duke valëvitur flamuj dhe brohoritur përpara një fjalimi ku Putin përshëndeti "unitetin" rus.

Por gazetari i BBC-së Will Vernon raportoi se të paktën një pjesë e turmës ishte "detyruar" të merrte pjesë.

Gjatë fjalimit – të cilin televizioni shtetëror rus e ndërpreu në një defekt të dukshëm – Putin përsëriti pretendimet e tij të pabaza se Ukraina po kryente gjenocid në rajonin e Donbasit.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat