Aeroporti Chernobayevka pranë Cherson në Ukrainën jugore është ende në qendër të luftimeve të ashpra, sipas një postimi të ukrainasve, raporton Blick.ch përcjell "Bota sot".
"Ne i takuam ata përsëri atje," shkruan Oleksiy Arestovich, këshilltar i kreut të zyrës së Presidentit Volodymyr Zelensky, duke iu referuar trupave ruse në Facebook.
Forcat e armatosura ukrainase sulmuan për të gjashtën herë ushtrinë ruse në këtë aeroport dhe i shkaktuan armikut atje humbje të mëdha.
Në një seri kundërsulmesh dhe sulmesh lokale me dronë luftarakë, disa dhjetëra helikopterë luftarakë rusë dhe së fundmi, një post komandë me oficerë të rangut të lartë janë shkatërruar që nga fundi i shkurtit. Informacioni nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur në këtë moment.