Rusia thotë se ka përdorur armë hipersonike në perëndim të Ukrainës

Evropë

Rusia thotë se ka përdorur armë hipersonike në perëndim të Ukrainës

Më: 19 mars 2022 Në ora: 09:05
Raketa hipersonike ruse Kinzhal gjatë një testimi në jug të Rusisë më 2018.

Rusia ka përdorur raketat e reja hipersonike Kinzhal për herë të parë në Ukrainë të premten, duke shkatërruar një depo të armëve në perëndim të vendit, tha Ministria e Mbrojtjes së Rusisë.

“Sistemi raketor i aviacionit Kinzhal me raketa aerobalistike hipersonike ka shkatërruar një depo të madhe nëntokësore ku ruheshin raketa dhe municione të aviacionit në fshatin Deliatin në rajonin Ivano-Frankivs”, tha të shtunën Ministria e Mbrojtjes së Rusisë.

Agjencia shtetërore e lajmeve të Rusisë, Ria Novosti tha se kjo është hera e parë që janë përdorur armët hipersonike Kinzhal, në atë që Moska e quan “operacion të posaçëm ushtarak” në Ukrainë.

LEXO edhe: LIVE: Kundërsulme të ashpra në këtë zonë të Ukrainës, Forcat e Armatosura shkatërrojnë dhjetëra helikopterë luftarakë rusë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat