Zyra e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se 8,600 viza janë dhënë sipas skemës familjare për ukrainasit që ikin nga lufta deri në orën 17:00 të së premtes, shkruan CNN, transmeton Bota sot.
Njoftimi vjen mes zhgënjimit me kohëzgjatjen që po merr Zyra e Brendshme për të përpunuar vizat.
Të paktën 43,000 kanë aplikuar për viza të skemës familjare të Ukrainës dhe janë në pritje të miratimit të aplikacioneve të tyre.
Shumë prej tyre po qëndrojnë në hotele në vendet në kufi me Ukrainën.