Ishte cak i sulmeve raketore, qyteti Mykolaiv po qëndron mbi rrënoja

Evropë

Ishte cak i sulmeve raketore, qyteti Mykolaiv po qëndron mbi rrënoja

Nga: V.N Më: 19 mars 2022 Në ora: 15:56
Baza ushtarake në qytetin jugor të Mykolaiv, u godit nga një seri raketash të premten

Më herët kemi dëgjuar nga Andrew Harding i BBC-së, i cili ka raportuar për një operacion shpëtimi në vazhdim në një kazermë ushtarake ukrainase në qytetin jugor të Mykolaiv, pas një serie sulmesh me raketa, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Ekipet e emergjencës thonë se kanë nxjerrë dhjetëra trupa nga rrënojat në vend.

“Të paktën 50 trupa janë gjetur, por ne nuk e dimë se sa të tjerë janë në rrënoja”, tha një zyrtar 22-vjeçar i urgjencës i quajtur vetëm Maxim për agjencinë e lajmeve AFP.

Ai tha se "jo më pak se 200" ushtarë ishin duke fjetur në bazë kur raketat goditën të premten.

Një burim i ka thënë BBC-së se të paktën 57 persona po trajtoheshin në tre spitale të veçanta. Korrespondenti më herët theksoi se temperatura e regjistruar në Mykolaiv gjatë natës ishte -6C.

Qyteti është kyç për avancimin e Rusisë në perëndim dhe forcat ukrainase atje kanë bllokuar trupat që të lëvizin më tej përgjatë bregut të Detit të Zi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat