Më herët është raportuar për një operacion shpëtimi në një kazermë ushtarake ukrainase në qytetin jugor të Mykolaiv, pas një serie sulmesh me raketa.
Ekipet e emergjencës thonë se kanë nxjerrë dhjetëra trupa nga rrënojat në vend.
“Të paktën 50 trupa janë gjetur, por ne nuk e dimë se sa të tjerë janë në rrënoja”, tha një zyrtar 22-vjeçar i urgjencës i quajtur vetëm Maxim për agjencinë e lajmeve AFP, përcjell "Bota sot".
Ai tha se "jo më pak se 200" ushtarë ishin duke fjetur në bazë kur raketat goditën të premten.
Një burim i ka thënë BBC-së se të paktën 57 persona po trajtoheshin në tre spitale të veçanta.
Korrespondenti i BBC më herët theksoi se temperatura e regjistruar në Mykolaiv gjatë natës ishte -6C.
Qyteti është kyç për avancimin e Rusisë në perëndim dhe forcat ukrainase atje kanë bllokuar trupat që të lëvizin më tej përgjatë bregut të Detit të Zi.