Deri të premten, të paktën 847 civilë – përfshirë 64 fëmijë – janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, sipas përditësimit të fundit nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut të shtunën, transmeton CNN, përcjell Bota sot.
Kjo është një rritje prej 31 vdekjesh krahasuar me përditësimin e mëparshëm ditor të publikuar të premten.
Zyra e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut tha gjithashtu se 1,399 civilë janë plagosur, duke përfshirë 78 fëmijë, të shkaktuar kryesisht nga bombardimet dhe sulmet ajrore. Numri aktual besohet të jetë edhe më i lartë.
"Shumica e viktimave civile të regjistruara u shkaktuan nga përdorimi i armëve shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi, duke përfshirë granatimet nga artileria e rëndë dhe sistemet e raketave me shumë lëshime, dhe sulmet me raketa dhe ajrore", shprehet organizata e Kombeve të Bashkuara.