Anglia e ndalon një aeroplan, dyshohet për lidhje me Rusinë

Evropë

Anglia e ndalon një aeroplan, dyshohet për lidhje me Rusinë

Nga: V.N Më: 19 mars 2022 Në ora: 17:51
foto ilustrim

Sekretari i Transportit i Mbretërisë së Bashkuar, Grant Shapps, tha se një aeroplan tjetër është ndalur për shkak të lidhjeve të mundshme me Rusinë, shkruan The Guardian, përcjell Bota sot.

Ai përmes Twitterit ka shkruar se kanë ulur një aeroplan për shkak të dyshimeve në lidhje me Rusinë.

"Sot kam ndërmarrë veprime të shpejta për të identifikuar dhe ulur një aeroplan tjetër në pritje të hetimeve për lidhje të mundshme ruse.

Ne po vazhdojmë të ndërmarrim veprime vendimtare kundër Putinit dhe luftës së tij të paligjshme në Ukrainë".



 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat