Dy javë më parë, Alani Iyanuoluwa u largua nga Kievi ndërsa pushtimi rus u intensifikua. Duke bërë rrugën e saj nëpër Evropë, 24-vjeçarja shpresonte të ribashkohej me familjen në Londër, shkruan The Guardian, përcjell Bota sot.
Megjithatë për 10 ditë ajo ka mbetur e bllokuar në një port francez – sepse është nigeriane.
Iyanuoluwa është në mesin e një numri në rritje të refugjatëve që pretendojnë se qeveria britanike po injoron personat me ngjyrë që ikën nga Ukraina.
Përvojat e tyre kanë ngritur përsëri çështjen e racës dhe mirëpritjes së Mbretërisë së Bashkuar për refugjatët, duke nxitur pretendimet se ministrat nuk do të kishin zbuluar kurrë skemën e sponsorizimit humanitar të javës së kaluar për ukrainasit, nëse nuk do të kishte për qëllim evropianët e bardhë.