Sot është dita e 24-të e agresionit rus në Ukrainë, ku luftimet në rrugë po vazhdojnë në qendër të portit strategjik jugor të Ukrainës, Mariupol, derisa forcat ruse përpiqen të marrin kontrollin e qytetit.
Kjo po pengon përpjekjet për të shpëtuar njerëzit e bllokuar në një bodrum nën rrënojat e një teatri të granatuar.
Në këtë qytet janë rreth 300 mijë civilë të paaftë për të evakuuar, pasi trupat ruse ishin në gjendje të kalonin rrugën e tyre përmes kolonave të blinduara, raporton BBC.
Kryebashkiaku, Vadym Boychenko thotë se forcat ukrainase po bëjnë gjithçka për të mbajtur një forcë më të madhe ruse brenda qytetit port jugor.
Në një qytet tjetër jugor, Zaporizhzhia, ka filluar shtetrrethimi 38 orësh, i cili vjen pas një sulmi me raketa ruse që vrau të paktën nëntë persona.
Presidenti i Ukrainës i ka kërkuar presidentit rus që t’i bashkohet atij për bisedimet e paqes, duke thënë se është i vetmi shans për Rusinë që të reduktojë dëmin e gabimeve të veta.