Ukraina tha se 6,623 njerëz u evakuuan të shtunën nga qytetet

Evropë

Ukraina tha se 6,623 njerëz u evakuuan të shtunën nga qytetet

Më: 19 mars 2022 Në ora: 21:00
Ukraina tha se 6,623 njerëz u evakuuan të shtunën nga qytetet

Gjithsej 6,623 persona u evakuuan nga qytetet ukrainase përmes korridoreve humanitare të shtunën.

Kështu tha një zyrtar i lartë ukrainas, gjë që është dukshëm më pak se sa numri që arriti të largohej një ditë më parë, raporton Reuters.

Kyrylo Tymoshenko, zëvendësshefi i kabinetit të presidentit, tha në një njoftim online se 4,128 njerëz ishin larguar nga qyteti i rrethuar i Mariupolit.

Ai tha të premten se 9,145 njerëz, gjatë ditës, arritën të largoheshin nga qytetet në të gjithë vendin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat