Tubimet në mbështetje të Rusisë në Kragujevc dhe Novi Sad

Evropë

Tubimet në mbështetje të Rusisë në Kragujevc dhe Novi Sad

Më: 19 mars 2022 Në ora: 23:31
Kragujevc, Serbi.

Rreth njëzet persona, kryesisht të rinj, përmes vozitjes së makinave, të shtunën në mbrëmje në Kragujevc, morën pjesë në mbështetjen e Rusisë dhe Vladimir Putin për agresionin kundër Ukrainës.

Disa dhjetëra makina morën pjesë në vozitje, por pa praninë e policisë për të ruajtur sigurinë, raportoi një reporter i Radios Evropa e Lirë.

Një tubim në mbështetje të agresionit rus kundër Ukrainës u organizua edhe në Novi Sad, kryeqyteti i Vojvodinës, ku disa dhjetëra ekstremistë të djathtë dhe tifozë brohorisnin “Rusi, Rusi”.

Nga Sheshi i Lirisë ata janë drejtuar drejt ndërtesës së Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës (LSV), ku kanë brohoritur parulla nënçmuese, sepse që nga fillimi i agresionit rus, kjo parti ka varur flamurin e Ukrainës në objektin e selisë së saj, i cili por qëndron edhe sot.

Policia ka penguar huliganët të afrohen tek godina ku ndodhet selia e kësaj partie, raporton Beta./REL

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat