Janë publikuar shumë foto ku tregojnë dëme në qytetin e Kramatorsk, në pjesën veriore të rajonit Donetsk në Ukrainën lindore.
Fotot janë nga shërbimi për shtyp i Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës, shkruan Sky news, përcjell “Bota sot”.
Më herët, Policia Kombëtare e Ukrainës tha se të paktën 37 ndërtesa banimi dhe objekte infrastrukturore ishin dëmtuar si rezultat i sulmeve të së shtunës.
Ata thanë se ushtria ruse po qëllonte në një numër qytetesh, përfshirë Kramatorsk.