Ushtria e Ukrainës zbulon planin e ri rus

Evropë

Ushtria e Ukrainës zbulon planin e ri rus

Nga: A.ZH Më: 20 mars 2022 Në ora: 07:39
Pamje nga lufta në Ukrainë

Në përditësimin e saj të përditshëm të mëngjesit, ushtria e Ukrainës thotë se në vend të nisjes së ofensivave të reja, forcat ruse u përqendruan kryesisht në rimbushjen e humbjeve të tyre dhe riparimin e pajisjeve të dëmtuara gjatë të shtunës.

Ukraina gjithashtu akuzoi Rusinë për "krijimin e qëllimshëm të kushteve për një krizë humanitare" në zonat që forcat e saj po pushtonte, duke penguar një autokolonë ndihmash të arrinte në Kherson mbrëmë, përcjell Bota sot.

Në një postim të mëparshëm, ushtria pretendoi se kishte rivendosur linjën e saj të mbrojtjes në jug në disa zona dhe tha se kishte ndalur me sukses një ofensivë ruse pranë Izyum në lindje.

BBC nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur këto pretendime./BS

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat