Rusia po hakmerret për shkak të humbjeve ushtarake ndaj qytetarëve të pafajshëm ukrainas.
Zyra e presidentit të Ukrainës, e ka akuzuar Rusinë se me armët më të rrezikshme, raketat Kinzhal, po i godet qytetarët. Po ashtu Rusia është në panik për shkak të mungesës së fuqisë punëtore të nevojshme, dhe ka parashtruar lutje në Organizatën e Traktatit të Sigurisë Kolektive.
“Dita e 25 e luftës. Për shkak të dështimeve në ofensivë, RF kaloi në artileri më shkatërruese - sistemet Kinzhal & Bastion po përdoren kundër qyteteve paqësore. Rusia po kërkon gjithashtu me panik rezerva të fuqisë punëtore duke tërhequr gjithçka nga drejtimi i Paqësorit dhe duke iu lutur Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO)”, ka shkruar Mahailo Podoliak, këshilltari për siguri i stafit të presidentit Zelenski.
Hakmarrje për çdo predhë të Putinit
Ndërsa, Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Mbrojtjes, paralajmërojnë Rusinë, se do t’i ndjekin ushtarët rus si buburreca, dhe për pushtues nuk ka paqe, ndërsa transmetojnë pamje të shkatërrimit nga ajri të automjeteve të luftës dhe të infrastrukturës ruse.
“Pushtuesit rusë, nuk do të ketë paqe në Ukrainë. Do të ndjekim si buburrecat derisa të shkatërrojmë! Largohuni nga Ukraina! https://fb.watch/bSHAaE_ze4/”, thuhet në reagimin e tyre.
https://fb.watch/bSSn1TySet/
Një tjetër gjendje të rëndë përshkruhet, e krijuar nga forcat ruse në drejtim të Sumit, në perëndim të Ukrainës, afër kufirit me Rusinë, të cilat po sulmojnë pa ndalur me raketa, mbi caqe civile.
“Sumy u bë një nga qendrat e para rajonale ku fluturuan raketat ruse! Predhat ruso-fashiste vazhdimisht po e qëllojnë qytetin. Rusët drejtojnë zjarr ndaj objekteve civile dhe banorëve paqësorë. Hakmarrja po pret për çdo predhë të lëshuar të Putinit! VDEKJE armiqve!”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Ndërsa, një pamje tjetër tragjike e jep, një gazetare, e cila e ka postuar gjendjen e rëndë psikologjike dhe të banorëve, të rrethinave të Kievit, që ishin cak i sulmeve ruse.
I biri njofton për nënën, se si ka mbetur e vrarë në shkallët e shtëpisë, dhe nuk ka kush as ta marrë ta varrosë, ndërsa kërkon ndihmë për ta zgjidhur situatën.
“Një mesazh në bisedën në grup të fshatit tim, në periferi të #Kiev: “Nëna ime është vrarë dhe ajo është shtrirë në shkallët e shtëpisë sonë. Më duhet të marr trupin e saj disi. E kuptoj që mund të jetë problematike… por çfarë duhet të bëj?”, ka përcjellur gazetarja Anastasia Lapatina.
Sistemi ‘filigran’ i artilerisë ukrainase shkatërron caqet ruse
Ministria e Mbrojtjes, jep një video të goditjes së caqeve ruse, dhe tërheq vëmendjen se ajo përmban sharje (18+): https://youtu.be/eKDAJjzKD4Q
Sipas këtij njoftimi po ashtu, shteti, pozita, karakteri i veprimeve të forcave të mbrojtjes nuk kanë pësuar ndryshime thelbësore, ndërsa ushtria po vazhdon të luftojë me efikasitet pushtuesit. Sipas këtij njoftimi mbrojtja kundërajrore e Forcave Ajrore të Ukrainës ka rrëzuar tre helikopterë luftarakë rusë.
Sipas njoftimeve ushtria ruse nuk ka kryer veprime aktive sulmuese, duket se ishte e përqendruar në plotësimin e humbjeve aktuale, restaurimin e pajisjeve pjesërisht të shkatërruara, transferimin e mercenarëve të huaj ushtarakë në kufi me Ukrainën, zgjidhjen e problemeve logjistike për forcat ruse në Ukrainë etj.
Por, ajo që duket më tragjike është se okupuesit rus, po përdorin metoda terrori në territorin e pushtuar përkohësisht, duke vendosur regjim të ashpër administrativ policor, duke krijuar qëllimshëm krizë humanitare andej. Gjithashtu pushtuesit po përdorin metoda të joshjes. “Qytetarëve u është premtuar të anulojnë borxhet kreditore, dhe sipërmarrësit vendas kanë preferencë në drejtimin e biznesit”.
Vetëm një parashutist rus i mbijetuar
Ndërkohë forcat ukrainase, kanë kryer me sukses sulme duke goditur forcat parashutiste ruse, duke lënë vetëm një të gjallë prej tyre, edhe ai i plagosur. “U bë e ditur se nga skuadra e vendosur e goditjes së 331-të Parashutistë-parashutistë të Gardës së 331-të Regjimenti Kostromsky, i cili mori pjesë në operacionet luftarake në drejtimin e Kievit, mbeti gjallë një ushtarak, dhe ai ndodhet në spital”.
Ministria e mbrojtjes vlerëson se trupat terroriste ruse vazhdojnë të shkelin në mënyrë flagrante konventat ndërkombëtare për rregullat e luftës. Një nga këto operacione është përdorimi i uniformës së Forcave të Armatosura të Ukrainës për të kryer veprime të pabaza dhe diskredituese nga diversantët rusë.
Humbjet totale ruse
Rusia ka humbur deri dje nga 24 shkurti, gati 15 mijë ushtarë, mbi 210 avion dhe helikopterë etj., bën të ditur Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës:
Personel njerëzor, rreth 14.700 veta,
tanke 476,
makineri të blinduara luftarake / APV ‒ 1487,
sisteme artilerie - 230 njësi,
RSZV / MLRS - 74,
PPO / Sistemet e luftës anti-ajrore - 44
avionë / avionë - 96,
helikopterë/helikopterë - 118,
pajisjet / automjetet e makinave - 947,
anije / varka / prerëse - 3 copë,
rezervuar me PMM / rezervuar karburanti - 60.
Niveli operativo-taktik UAV - 21.
Pajisje speciale / pajisje speciale - 12.
Ushtria ruse në konfuzion
Eksperti amerikan Mark Hertling duke iu referuar raporteve të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, vlerëson se ushtria ruse ndodhet në konfuzion dhe mungesë furnizimesh.
“Një temë e shkurtër në ditën e 24-të (të luftës). Ministria e Mbrojtjes e UKR-së raporton se forcat e UKR-së në Kiev po vazhdojnë të angazhojnë forcat e RU në veriperëndim, veri dhe lindje të qytetit dhe i kanë shtyrë ato forca disa milje prapa. Kjo Tregon konfuzion dhe mungesë të furnizimeve në fuqinë RU. 1/13”, ka shkruar Hertling ai në tviter.