Luftime të ashpra, Ukraina vret një oficer të lartë të marinës ruse

Evropë

Luftime të ashpra, Ukraina vret një oficer të lartë të marinës ruse

Më: 20 mars 2022 Në ora: 14:17
Andrey Paliy

Ukraina pretendoi se ka vrarë një oficer të lartë të marinës ruse.

Stafi i Përgjithshëm i Ukrainës shkroi në Facebook se kapiteni i rangut të parë, Andrey Paliy, u vra nga forcat ukrainase gjatë luftimeve të ashpra, edhe pse rrethanat rreth vrasjes së tij janë të paqarta.

Moska ende nuk ka komentuar lidhur me këto pretendime të Ukrainës, ndërkaq ky informacion nuk ka mundur të verifikohet në mënyrë të pavarur.

Paliy ishte zëvendëskomandant i flotës së Detit të Zi të Rusisë dhe besohet se është oficeri i parë i marinës që është vrarë gjatë pushimit rus të Ukrainës, që ka nisur më 24 shkurt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat