“Ndaloni, askush nuk po ju pret këtu”, ukrainasit publikojnë pamjet - ushtria e Putinit mbulon makinat me citate

Evropë

“Ndaloni, askush nuk po ju pret këtu”, ukrainasit publikojnë pamjet - ushtria e Putinit mbulon makinat me citate

Nga: A.ZH Më: 20 mars 2022 Në ora: 14:37
Rusët kanë shkruar citate nga filmi "Brother" në makina

Rusët kanë filluar të shkruajnë citate në makinat ushtarake në Ukrainë. Lajmin e ka konfirmuar Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, përmes një postimi në Facebook, përcjell Bota sot.

Aty thuhet se citatet janë marrë nga filmi "Brother", por sipas ukrainasve e vërteta është në anën e Ukrainës, pasi ata janë në tokën e tyre.

Ushtria ukrainase u ka bërë thirrje rusëve që të largohen nga territori i tyre, ose do të ketë më shumë pamje të teknikës së thyer dhe të djegur të pushtuesit.

Image
Rusët kanë shkruar citate nga filmi "Brother" në makina

"Shikoni, ata shkruajnë citate nga filmi "Brother" në makina. Dhe nuk e kuptojnë çfarë shkruajnë.

Harruan fjalët e protagonistit të tyre se pushteti është me të vërtetën!

Dhe e vërteta është për ukrainasit! Ne jemi në tokën tonë!

Dhe do të ketë gjithnjë e më shumë "peizazhe" të tilla me teknikën e thyer dhe të djegur të pushtuesve rusë.

Rusë, ndaloni, askush nuk po ju pret këtu.

Zoti u jept mendjen të varfërve.

Lavdi Ukrainës!", shkruhet në postimin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës./Botasot

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat