Figura e stilit Lego e Zelensky mbledh para për ndihmën për Ukrainën, kështu ka shkruar Reuters, transmeton Bota sot.
Një artist me bazë në Çikago ka mbledhur 145,000 dollarë (110,000 £) deri më tani për përpjekjen e ndihmës në Ukrainë duke bërë një figurinë të stilit Lego të Presidentit të vendit, Volodymyr Zelensky.
Figura mini - nga krijuesit e Legos me porosi Citizen Brick - doli në shitje me një çmim prej 100 dollarësh dhe u shit shpejt.
Paratë e mbledhura janë dhuruar për bamirësinë Direct Relief, të cilët kanë dërguar ndihmë mjekësore në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus.