Bombardimet intensive ruse të Mariupolit po vazhdojnë, tha sot guvernatori rajonal Pavlo Kirilenko.
“Ata (rusët) vazhdojnë të sulmojnë. Bombardimet, sulmet ajrore dhe të shtënat në qytet janë të vazhdueshme. Lufta po zhvillohet në vetë qytetin”, tha ai për BBC.
Kirilenko është në krye të rajonit Donetsk në të cilin ndodhet ky qytet port.
“Sot kemi marrë informacion se disa persona që kanë njoftuar qytetarët dhe kanë ndihmuar në evakuimin e njerëzve janë gjetur nën zjarr. Fatkeqësisht mes tyre ka edhe viktima. Ata evakuuan njerëzit. Këta ishin njerëz që duhej të lëviznin, vullnetarë koje, të cilët pushtuesi i dinte mirë se ishin civilë, të paarmatosur - por ata kërkonin ndonjë justifikim për të qëlluar njerëzit," shtoi ai.