Zelensky e quan Jeruzalemin si "vendin e duhur" për bisedime

Evropë

Zelensky e quan Jeruzalemin si "vendin e duhur" për bisedime

Nga: H.O. Më: 21 mars 2022 Në ora: 06:03
Volodymyr Zelensky

Izraeli po bën përpjekje për të ndërmjetësuar midis Ukrainës dhe Rusisë dhe potencialisht mund të jetë një vend për bisedimet e ardhshme të nivelit të lartë të paqes, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

"Kryeministri i Izraelit, z. Bennett po përpiqet të gjejë një mënyrë për të zhvilluar bisedime," tha Zelensky në një fjalim video drejtuar popullit ukrainas të postuar të dielën.

"Ne jemi mirënjohës për përpjekjet e tij, në mënyrë që herët a vonë të fillojmë të kemi bisedime me Rusinë, ndoshta në Jerusalem".

"Ky është vendi i duhur për të gjetur paqen, nëse është e mundur," tha ai.

Komentet e Zelensky erdhën pasi ai iu drejtua parlamentit të Izraelit me lidhje video të dielën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat