Cilat janë më të rejat nga Ukraina?

Evropë

Cilat janë më të rejat nga Ukraina?

Nga: H.O. Më: 21 mars 2022 Në ora: 06:26
Pamje nga Ukraina

• Ukraina ka injoruar një afat të dhënë nga Rusia që forcat të dorëzojnë qytetin e Mariupolit deri në orën 05:00 me orën e Moskës, 04:00 me orën lokale, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

• Moska kishte thënë se do të hapte korridoret humanitare nëse zyrtarët ukrainas do të pranonin të dorëzonin armët. Megjithatë, ukrainasit e kanë refuzuar kërkesën dhe janë zotuar të vazhdojnë luftimet.

• Kjo vjen pasi zyrtarët e Mariupolit thanë më herët se Rusia kishte sulmuar një shkollë arti në qytet, ku ishin strehuar rreth 400 njerëz.

• Granatimet e rënda të një zone banimi dhe një lagje tregtare në Kiev kanë lënë të paktën një person të vdekur, sipas kryebashkiakut Vitali Klitschko.

• Të dielën, presidenti ukrainas Volodymr Zelensky foli në parlamentin izraelit për të mbledhur mbështetje

•Autoritetet ukrainase thonë se mbi 7,000 njerëz u evakuuan përmes korridoreve humanitare të dielën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat