Greqi/ Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e lëndëve plasëse në Itea

Evropë

Greqi/ Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e lëndëve plasëse në Itea

Më: 21 mars 2022 Në ora: 09:05
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Itea të Grevenasë, në një fabrikë që prodhon lëndë plasëse.

Sipas informacioneve paraprake të paktën dy persona janë plagosur dhe tre rezultojnë të zhdukur, ndërsa në fabrikë punonin 30 vetë.

Në vendngjarje kanë shkuar nëntë zjarrfikës me tre automjete, ndërsa po shkojnë edhe pjesëtarët e ekipit t emergjencave EMAK. Sipas dëshmive të para shpërthimi është ndjerë deri në qytetin e Grevenasë, që ndodhet larg nga fabrika.

Gjithashtu thuhet se ka edhe punëtorë të izoluar brenda pas shpërthimit të fuqishëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat