Granatimet ruse goditën rezervuarin 50 tonësh të amoniakut, detaje të reja

Evropë

Granatimet ruse goditën rezervuarin 50 tonësh të amoniakut, detaje të reja

Nga: G.B Më: 21 mars 2022 Në ora: 10:31
Rajoni Sumy është bombarduar nga sulmet ruse

Më shumë tani për një rrjedhje amoniaku në një fabrikë kimike pranë qytetit të Sumy, për të cilën raportuam më herët se ishte kontrolluar.

Zyrtarët kanë thënë se një rezervuar 50 tonësh i gazit helmues u dëmtua kur objekti i Sumykhimprom u godit nga granatimet ruse dhe se kjo krijoi një re amoniaku, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Reja preku një zonë prej rreth 2.5 km (1.5 milje), tha guvernatori i rajonit, Dmytro Zhyvytskyy.

Ai tha se ishte raportuar një lëndim - një punëtor në uzinë. Banorët e qytetit të afërt të Novoselytsya u këshilluan të strehoheshin për shkak të drejtimit të erës.

Amoniaku përdoret kryesisht për prodhimin e plehrave dhe është gërryes. Mund të shkaktojë dhimbje dhe djegie në rrugët e frymëmarrjes dhe lëndime në sy.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat