Rusia ka humbur 15,000 persona nga personeli që kur trupat pushtuan Ukrainën më 24 shkurt, ka pohuar Ministria e Punëve të Jashtme e Ukrainës.
Ministria tha gjithashtu se forcat e armatosura ruse kishin humbur 1,535 automjete të blinduara, shkruan Sky news, përcjell “Bota sot”.
Më herët, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar raportoi se forcat ruse që përparonin në Kiev nga verilindja kishin ngecur.
Dhe se shumica e trupave mbetën më shumë se 25 km nga qendra e qytetit.