Gjermania i ka shtuar thirrjet nga vendet perëndimore që OPEC të rrisë prodhimin e naftës dhe të shmangë përfitimin nga sanksionet globale kundër Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë, shkruan The Guardian, transmeton Bota sot.
Pesha e rëndë e OPEC-ut, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë rezistuar thirrjeve perëndimore, përfshirë nga Shtetet e Bashkuara, për të përdorur kapacitetin e tyre rezervë të prodhimit të naftës për të zbutur çmimet që janë rritur pasi pushtimi shkaktoi frikën e ndërprerjeve të furnizimit.
Ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck tha:
“Nuk po kërkoj që ata t’i bashkohen sanksioneve… por kërkoj që të mos jemi përfitues i sanksioneve evropiane dhe amerikane”.