Ukraina i kërkon Kinës të pozicionohet: Ju duhet ta luani një rol më të rëndësishëm!

Evropë

Ukraina i kërkon Kinës të pozicionohet: Ju duhet ta luani një rol më të rëndësishëm!

Nga: V.N Më: 21 mars 2022 Në ora: 16:45
Udhëheqësit e Ukrainës, Kinës dhe Rusisë

Kina duhet të luajë rol të rëndësishëm në gjetjen e zgjidhjes për luftën në Ukrainë, thotë Kuleba, Ministri i Jashtëm ukrainas, shkruan The Guardian, transmeton Bota sot.

 

Të shtunën, negociatori ukrainas dhe këshilltari presidencial, Mykhailo Podolyak, i kërkoi Kinës që t'i bashkohet Perëndimit për të dënuar "barbarizmin rus".

Kjo vjen pasi presidenti amerikan, Joe Biden, foli me liderin kinez, Xi Jinping, në një video-telefonatë dy-orëshe të premten.

Biden i përshkroi homologut të tij kinez “inmplikimet dhe pasojat nëse Kina ofron mbështetje materiale për Rusinë ndërsa kryen sulme brutale kundër qyteteve dhe civilëve ukrainas”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë pas thirrjes.

Të dielën, ambasadori i Kinës në SHBA, Qin Gang, tha se vendi i tij nuk po dërgonte armë në Rusi për përdorim në Ukrainë, por ai nuk përjashtoi përfundimisht mundësinë që Pekini ta bënte këtë në të ardhmen.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat