Forcat ruse rrëmbyen katër gazetarë ukrainas nga shtëpitë e tyre në Melitopol të hënën në mëngjes, tha Sindikata Kombëtare e Gazetarëve të Ukrainës, shkruan The Guardian, transmeton Bota sot.
Në një deklaratë në Telegram, sindikata tha se persona të armatosur shkuan në shtëpitë e botuesit Mykhailo Kumok, redaktores Yevhenia Borian dhe gazetarëve Yulia Olkhovska dhe Liubov Chaika dhe "i çuan në një drejtim të panjohur".
This morning, #Russia invaders came to the home of 4 journalists of the MV-Holding in Melitopol and took them away. The Union of Journalists of Ukraine reported that three journalists were released after a conversation "about the need to cooperate with the occupiers."
— zaborona_media (@zaborona_media) March 21, 2022
Të katër personat janë të lidhur me Melitopolskie Vedomosti, një gazetë me bazë në qytetin e pushtuar nga Rusia të Melitopol në jug të Ukrainës, raporton CNN.
Ata u mbajtën në një vend të panjohur për disa orë përpara se të liroheshin, tha sindikata. Ende nuk dihet gjendja e tyre.
Të premten, media ukrainase Hromadske zbuloi se një nga gazetaret e saj, Victoria Roshchina, ishte zhdukur që nga 15 marsi.
Sipas Hromadske, Roshchina kishte planifikuar të shkonte në qytetin e sulmuar të Mariupol. Më 12 mars, kolegët e saj nuk mundën të bënin kontakte. Ajo besohet se është arrestuar disa ditë më vonë nga forcat ruse.