‘Shpëtimtarët’ e Ukrainës cak i granatimeve ruse, ja sa prej tyre janë vrarë deri më tani

Evropë

‘Shpëtimtarët’ e Ukrainës cak i granatimeve ruse, ja sa prej tyre janë vrarë deri më tani

Nga: A.M. Më: 21 mars 2022 Në ora: 18:56
Foto ilustrim

21 punonjës shpëtimi ukrainas janë vrarë dhe 47 janë plagosur deri më tani, për shkak të granatimeve nga forcat ruse, tha nënkryetari i Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës, Roman Prymush, gjatë një konference për shtyp me Ukrinform të hënën.

“Sipas Konventës së Gjenevës, granatimet apo kërcënimet e tjera për shpëtimtarët në momentin e operacioneve konsiderohen si krim lufte. Të gjitha këto raste i regjistrojmë, materialet për secilën prej tyre ia kalojë organeve përkatëse, të cilat do të bëjnë një vlerësim ligjor për veprime të tilla, ku do të identifikohen autorët e përfshirë”, tha Prymush, shkruan CCN, përcjell "Bota sot".

Ai vuri në dukje se ndalimi i shpëtimtarëve nga forcat ruse është gjithashtu një shkelje e Konventës së Gjenevës.

Prymush shtoi se do të jetë objekt i procedimeve në gjykatat ndërkombëtare, të cilat tashmë janë duke u zhvilluar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat