Katër fëmijë janë plagosur sot në një autobus që u godit nga granatimet e hedhura nga forcat ruse, shkruan BBC, transmeton Bota sot.
Autobusët që evakuojnë civilët nga zonat e vijës së parë janë goditur nga granatimet, thotë guvernatori i rajonit të Zaporizhzhia të Ukrainës.
Oleksandr Starukh thotë se "katër fëmijë u dërguan në spital" dhe ka fajësuar forcat ruse.
BBC nuk ka qenë në gjendje t'i verifikojë këto pretendime.