Dikur fotografonte dasmat, tash tregon realitetin e tmerrshëm të Mariupolit

Evropë

Dikur fotografonte dasmat, tash tregon realitetin e tmerrshëm të Mariupolit

Nga: V.N Më: 21 mars 2022 Në ora: 21:01
Fotografi në strehimoret e bombave

Pavel Gomzyakov zakonisht fotografon ditët më të lumtura të jetës së njerëzve. Ai është një fotograf dasmash i vlerësuar me çmime nga Mariupol, në Ukrainën jugore, shkruan The Guardian, transmeton Bota sot.

Por, kohët e fundit, ai ka dokumentuar jetën në qytet pasi është nën sulme të rënda ruse.

“Para fillimit të luftës, Mariupol ishte një qytet paqësor ukrainas, një qytet në të cilin 95% e njerëzve flisnin rusisht, si unë. Vajza ime studionte në një shkollë ruse”, thotë ai për BBC Panorama.

Në fund të javës së kaluar, ai u arratis së bashku me gruan dhe djalin nëntë vjeçar. Prindërit e tij të moshuar kanë qëndruar prapa dhe ai prej ditësh nuk ka mundur të kontaktojë me ta, pasi i është ndërprerë energjia elektrike.

Ai tani po përpiqet të gjejë se si mund të bashkohet me vajzën e tij të madhe, 17 vjeçe, e cila është vetëm në Gjermani. Ajo ishte në qytetin verilindor të Ukrainës, Kharkiv, në shkollën e baletit kur filloi lufta.

Pavel thotë se është nëse të gjithë janë zgjuar me një realitet të ri, të tmerrshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat