Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje publikut që të “përzë pushtuesit nga vendi”.
Duke folur në një video të postuar në llogarinë në Twitter të Shërbimit Shtetëror të Komunikimeve Speciale dhe Mbrojtjes së Informacionit të Ukrainës (SSCIP), lideri lavdëroi njerëzit në qytetet qw janw nën sulmin e forcave ruse, shkruan Sky News, përcjell "Bota sot".
Më herët sot, trupat ruse u akuzuan se përdorën granata trullosëse dhe gjuajtje me armë për të shpërndarë një tubim të protestuesve pro-ukrainas në Kherson.
Qyteti jugor u pushtua herët në luftën gati njëmujore dhe Moska pretendon se kontrollon rajonin Kherson.
“I appeal to all #Ukrainians. Wherever we are. Do everything to protect our state. To save our people. Fight. Fight and help. Drive these slaves out! Drive the occupiers out! So that 🇺🇦 lives [1/2] pic.twitter.com/e6Resl3RtG
— SSSCIP Ukraine (@dsszzi) March 21, 2022
Duke komentuar incidentin në video, Zelenskyy tha: "Në Kherson, sot pamë skllevër që qëllonin mbi njerëzit e lirë.
Ai shtoi: “Këta skllevër të dërguar nga Rusia nuk kanë parë kurrë kaq shumë njerëz të lirë në sheshe dhe rrugë.
“Ata nuk kanë parë kurrë mijëra njerëz që nuk kanë frikë prej tyre, skllevër me armë në dorë”.