Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se është i gatshwm të diskutojë për të mos kërkuar anëtarësimin në NATO në këmbim të një armëpushimi, tërheqjen e trupave ruse dhe një garanci për sigurinë e Ukrainës.
“Është një kompromis për të gjithë: për Perëndimin, i cili nuk di çfarë të bëjë me ne në lidhje me NATO-n, për Ukrainën, e cila kërkon garanci sigurie dhe për Rusinë, e cila nuk dëshiron zgjerim të mëtejshëm të NATO-s”, tha Zelenskyy.
Ai përsëriti gjithashtu thirrjen e tij për bisedime të drejtpërdrejta me presidentin rus Vladimir Putin, shkruan Sky news, përcjell “Bota sot”.
Nëse Putin nuk është dëshiron të takohimi, është e pamundur të kuptohet nëse Rusia madje dëshiron të ndalojë luftën, tha Zelenskyy.
Zelenskyy tha se Kievi do të jetë i gatshëm të diskutojë statusin e Krimesë dhe rajonit lindor të Donbasit të mbajtur nga separatistët e mbështetur nga Rusia pas një armëpushimi dhe hapave drejt ofrimit të garancive të sigurisë.
Më herët, presidenti ukrainas pretendoi se Rusia kishte bombarduar përgjatë një korridori humanitar, duke plagosur katër fëmijë që ishin në mesin e civilëve që u evakuuan të hënën.
Ai tha se granatimet ndodhën në rajonin Zaporizhzhia, destinacioni fillestar i atyre që po largoheshin nga qyteti jugor i rrethuar i Mariupolit.
Qeveria ukrainase tha se rreth 3,000 njerëz nga Mariupol u evakuuan të hënën.