Ministri britanik: Kjo është lufta e Putinit, e jo e popullit rus

Evropë

Ministri britanik: Kjo është lufta e Putinit, e jo e popullit rus

Më: 22 mars 2022 Në ora: 08:34
Paul Scully

Ministri britanik i Bizneseve të Vogla, Paul Scully, ka folur këtë mëngjes për Sky News për situatën në Ukrainë.

Ai është pyetur nëse përdorimi i armëve kimike nga Rusia do të konsiderohej krim lufte, Scully u përgjigj shkurt: “Pa dyshim”.

“Duhet të kujtojmë se gjithçka që po ndodhë është lufta e Vladimir Putinit kundër Ukrainës, jo e popullit rus. Duhet të sigurohemi që populli rus t’i jap fund kësaj”, shtoi Scully.

I pyetur nëse përdorimi i armëve kimike dhe biologjike janë informacion i inteligjencës amerikane, Scully tha se nuk e di.

Më herët presidenti amerikan Joe Biden, kishte paralajmëruar se Rusia ka bërë të ditur se posedon armë të tilla dhe se e ka ndërmend t’i përdor në Ukrainë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat